I lindur në Gjermani e rritur në Kosovë, historia e suksesit të Edon Zhegrovës NULL NULL 02.04.2024 13:08 02.04.2024 13:08 Edon Zhegrova Edon Zhegrova, po e kalon një sezon fantastik në fanellën e Lille. Ai ka hyrë në mendjen dhe zemrat e tifozëve të këtij klubi dhe atyre francezë në përgjithësi. Faqja zyrtare e Ligue 1 i ka kushtuar një shkrim për “Messin e Kosovës”, duke treguar historinë dhe rrugëtimin e tij. Së fundmi, Zhegrova i realizoi dy gola duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij. 25-vjeçari mori edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”. Futbollisti deri më tani i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 5 asistime deri tash në 26 takime. I lindur në Gjermani, i rritur në Kosovë Edon Zhegrova, u lind në Gjermani, ku prindërit e tij kishin shkuar për t’iu shmangur luftës në Kosovë në vitin 1998. Më pas, ai me familje ishin kthyer në Kosovë kur Edoni ishte dy vjeç, ndërsa në vendin e prindërve kishte nisur të merrej me futboll. “Ishin rrugët e Prishtinës Edoni kishte nisur të shfaqte talentin e tij të pashtershëm, ndërsa shpejt iu bashkua klubit lokal, ku do t’i shënonte rregullisht nga 5-6 gola për ndeshje. Njerëzit filluan ta vinin re menjëherë. Talentin e tij e zbuloi edhe gjiganti italian, AC Milan”, shkruan “ligue1.com” transmeton Klankosova.tv Zhegrova ka folur për rrugëtimin e tij me nostalgji. Ai para disa ditësh e festoi 25-vjetorin e lindjes. Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.