I kërkuari nga Gjermania për lëndim të rëndë me pasojë vdekjen arrestohet në Kosovë NULL NULL 16.02.2026 18:14 16.02.2026 18:14 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Më 16 shkurt 2026, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës. I njëjti ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë. Sipas njoftimit, personi dyshohet për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.