I kërcënuar me vdekje nga shërbimet serbe, Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë mbi 16 muaj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I kërcënuar me vdekje nga shërbimet serbe, Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë mbi 16 muaj

NULL NULL
3 months më parë

Një hetim ka nxjerr se ish-Raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty është duke jetuar nën mbrojtje të lartë.

Ai sipas një hetimi të Focus, është i kërcënuar me vdekje me elemente radikale nga shërbime të inteligjencës së Serbisë, transmeton KlanKosova.tv.

“Më 18 dhjetor 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia ku jam informuar që jam i kërcënuar me vdekje dhe më është thënë se menjëherë do të vendosesha nën mbrojtje të rreptë të policisë”, është shprehur Marty, raporton RTS.CH.

Sipas Fedpol ai llogaritet se është nën rrezik të shkallës së pestë, apo maksimum, prandaj i është dhënë mundësia për ta ndryshuar edhe identitetin dhe adresën.

“Shkalla e pestë është ajo për zhdukje, por unë këtë e përjashtoj. Kështu që deri më sot kemi mbetur në një shkallë shumë të lartë: shkalla katër”.

“Kërcënimet vijnë nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të cilët i kanë kërkuar botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjeshtë për t’ua vënë fajin kosovarëve” .

“Ka veteranë të cilët specializohen për urdhërvrasje, vrasje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për ta vrarë dikë”, ka shtuar ai.

Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.