I kaloi 63 vjet në burg, refuzon të largohet NULL NULL 01.11.2016 20:36 01.11.2016 20:36 Një 79 vjeçar që ka kaluar 63 vjet të jetës së tij, e ka refuzuar mundësinë për tu liruar. Joseph Ligon, u amnistua por ai beson që duhet të lirohet tërësisht pa mbikëqyrje, transmeton Klan Kosova. Ligon ishte arrestuar në moshën 15 vjeçare, pasi ai ishte një nga pesë adoleshentët për vrasjen e dy burrave në Filadelfia në vitin 1953. Ai besohet të jetë një nga personat e gjallë që ka vuajtur më së shumti burgimin, ndonëse ai vazhdon të mohojë që ka marrë pjesë në vrasje. “Ai beson që ka vuajtur mjaftueshëm. Nuk ka nevojë për falje, vetëm dëshiron të lirohet”, ka thënë avokati, Bradley Bridge. Atij iu është dhënë mundësia që të largohet nga burgu, pasi Gjykata e lartë në SHBA, vendosi që të miturit duhet të kenë mundësi të lirohen me kusht, pavarësisht krimit që kanë kryer. Avokatja e famshme, Marsha Levick, ka thënë se Ligon duhet të lirohet. “Ata duan që ai të lirohet me kusht. A e kanë seriozisht? Është e pakuptimtë që ai të vazhdon të qëndrojë në burg”, ka thënë Levick.