Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I grabiti sendet personale dhe tentoi ta përdhunonte një 30-vjeçare

NULL NULL
14.03.2025 13:56

Në Lezhë të Shqipërisë është arrestuar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Ai qëndronte në zonën e Kalasë së Lezhës, në një shpellë, në të cilën fshihej për t’iu shmangur policisë.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30-vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur. /abcnews.al

lajme të ngjashme