I grabitën çantën – arrestohen dy persona në Ferizaj NULL NULL 14.05.2019 09:03 14.05.2019 09:03 Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin “Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet. “Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare,me 12.05.2019 rreth orës 22:30 në rrugën ,,Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatë. Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale,ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje, njofton Klan Kosova. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës ,,Sony”. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025