I gjendet mbi një kilogram kanabis, arrestohet i dyshuari në Istog NULL NULL 03.01.2023 09:36 03.01.2023 09:36 Të hënën rreth në orën 19:45 është arrestuar një person në Istog, pasi të njëjtit i është gjetur mbi një kilogram kanabis në shtëpinë e tij. Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. klankosova.tv