Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I erdhi radha Al Pacinos! Kush është 28 vjeçarja që pati lidhje me Mick Jagger e Clint Eastwood?

NULL NULL
16.04.2022 12:23

Beqari shumëvjeçar Al Pacino mund të ketë takuar më në fund tij të jetës, pasi po vazhdon romancën me Noor Alfallah, e cila në moshën 28-vjeçare është 53 vjet më e vogël se aktori.

Por kjo nuk është hera e parë që Noora është në lidhje me një yll më në moshë të Hollivudit; ajo u takua me këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger, në vitin 2017, kur rokeri ishte 74 vjeç dhe ajo ishte 22.

Pas përfundimit të romancës së tyre, Noora tha se nuk kishte rëndësi për të diferenca në moshë.

“Mosha jonë nuk kishte rëndësi për mua. Zemra nuk e di atë që sheh, ajo e di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze, por ishte një kohë e lumtur për mua”, tha ajo.

Pasi ajo dhe Mick u ndanë, Noora u lidh me regjisorin dhe aktorin Clint Eastwood, 91 vjeç, në vitin 2019, megjithatë, ajo këmbënguli se dyshja ishin ‘thjesht miq të familjes’.

Noora u takua me filantropin miliarder Nicolas Berggruen, tani 60 vjeç, në vitin 2018. Ajo u pa gjithashtu duke shijuar disa takime me drejtorin e Hostel, Eli Roth, 49 vjeç, po atë vit.

Noora u rrit në lagjen Beverly Hills të Los Anxhelosit, ku studioi në Shkollën UCLA të Filmit dhe Televizionit, para se të vazhdonte të siguronte një punë si producente filmash.

Më e madhja nga katër vëllezërit e motrat, Noora u rrit nga një baba kuvajtian, Falah, dhe një nënë amerikane, Alana, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Një burim i brendshëm tha se diferenca në moshë mes aktorit të The Godfather dhe producentes kuvajtiano-amerikane të filmit, nuk duket të jetë problem, pavarësisht faktit se Pacino është më i vjetër se babai i Nooras.

“Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur”, tha burimi.

Thashethemet filluan të përhapen se Noor dhe Clint Eastwood ishin në lidhje në janar 2019, pasi ata u fotografuan duke u larguar nga një ndejë së bashku
Noora më parë ishte në një lidhje me frontmenin e Rolling Stones, Mick Jagger, tani 78 vjeç, nga i cili u nda në vitin 2017.
lajme të ngjashme