I dyshuari kryesor për Masakrën në burgun e Dubravës ekstradohet në Bosnje dhe Hercegovinë NULL NULL 15.02.2024 09:38 15.02.2024 09:38 I dyshuari kryesor që dyshohet se ka kryer Masakrën në burgun e Dubravës, Sinisha Petriq, është ekstraduar nga Spanja në Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç raporton media boshnjake, slobodna-bosna, Petriq është dërguar menjëherë në burgun e Foçës së Bosnjës, përcjell klankosova.tv. Kujtojmë që edhe më herët Gjykata e Qarkut në Banja Lukë kishte miratuar dënimin e Petriqit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Krimineli serb për të cilin dështoi ekstradimi nga Spanja në Bosnjë e Hercegovinë dy herë me radhë, njihet mjaft mirë nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës. Sinisha Petriq, njihet me nofkën ‘Zenica’, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë. Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirës. Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.