I dorëzuari u përgjua në bisedë me Thaçin NULL NULL 10.05.2015 17:16 10.05.2015 17:16 Sami Ukshini, njëri nga tre udhëheqësit e grupit të armatosur që janë dorëzuar mbrëmë ishte pjesë e bisedave të përgjuara dhe të publikuara nga lideri të opozitës, Zoran Zaev në një nga konferencat e tij të mëhershme. Në këtë bisedë Sami Ukshini komunikon me liderin e PDSh-së, Menduh Thaçi. Biseda nuk ka të bëjë asgjë thelbësore por vetëm dëshmon raportet e afërta në mes të dyve, përcjell Alsat. Biseda u regjistrua me datën e 28 shkurtit 2012. Nga LSDM thonë se jorastësisht kanë zgjedhur që të publikojnë këtë bisedë të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Sami Ukshini dhe se nuk përjashtohet mundësia që ditëve në vazhdim të publikojnë edhe biseda të tjera mes këtyre dyve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 27 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 38 minuta më parë