Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dha 20 euro policit në Shqipëri, arrestohet 28 vjeçari nga Kosova

NULL NULL
20.10.2020 10:03

Një 28-vjeçar, nga Kosova, është vënë në pranga nga policia në autostradën Milot-Morinë, pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Rrugore.

Policia bën të ditur se punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar nga një drejtues automjeti duke rrezikuar përfshirjen në aksident rrugor.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit Gj. T., 28 vjeç, banues në Kosovë, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.