Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dërgon 5.000 euro për t’i gjetur një vajzë për martesë, e mashtrojnë

NULL NULL
21.01.2021 11:09

Pas disa hetimeve të zhvilluara, Policia e Kosovës njofton se në Istog ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, nën dyshimin se gjatë një periudhe e kanë mashtruar një person lidhur me një marrëveshje që kishin pasur mes vete.

Bëhet e ditur se viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit t’i gjejnë një vajzë për t’u martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.