Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dënuar për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i kërkuari

NULL NULL
21.08.2024 08:57

Një i dënuar për trafikim të të miturve është ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi të miturve”.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S  dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës, njofton A2Cnn.

 

lajme të ngjashme