I dehuri humb penisin dhe testikulin pasi pësoi aksident të rëndë me makinë NULL NULL 14.10.2021 09:15 14.10.2021 09:15 Paul Berry, 29 vjeçar pësoi një aksident të rëndë në vitin 2014, duke shtypur organet gjenitale të tij. Kirurgëve iu desh t’ia hiqnin penisin dhe një nga testikujt e tij për t’ia shpëtuar jetën, duke e lënë atë të paaftë për të pasur fëmijë. Tani 29 vjeçari i shëruar plotësisht nga amputimi i tij, ka folur për rreziqet e vozitjes në gjendje të dehur. Ai tha: “Unë dua t’i tregoj botës për atë që më kandodhur. Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë, dhe këtë nuk ia uroi as armikut tim”. Berry po udhëtonte nga shtëpia e tij në Saint Louis, Missouri, SHBA, për të parë të dashurën e tij në atë kohë në Columbia, Illinois. Ai kishte pirë me një mik para udhëtimit, por tha se ishte mësuar të kishte një pije të fortë para se të bënte udhëtimin e përditshëm. Por këtë herë gjërat dolën tmerrësisht ndryshe. Besohet se 29 vjeçari ra në gjumë ose rrëshqiti nga shiu kur doli nga autostrada pasi kaloi një urë rreth orës 2 të mëngjesit. Ai humbi kontrollin e makinës e cila u përmbys kur u përpoq të korrigjojë timonin. Ai tha: “Makina u rrotullua disa herë dhe unë u hodha nga dritarja e pasme, dhe pastaj unë ‘fluturova’ dhe makina vazhdoi të rrokulliset dhe unë godita tokën dhe makina rastësisht ndaloi së rrotulluari sipër meje”. Një shofer kamioni gjeti 29 vjeçarin dhe mori disa të tjerë për të ndihmuar në largimin e makinës nga ai. Paul më pas u dërgua me aeroplan në Spitalin Universitar St Louis, ku u vendos në një gjendje kome të detyruar. Në krye të dëmtimit të tij gjenital, Paul theu qafën, ijet, dy brinjë, nofullën dhe hundën. Ai gjithashtu mbeti me një dëmtim traumatik të trurit. Gjatë komës pesë javore të Berryt, kirurgët u përpoqën të rindërtonin zonën e tij gjenitale. Por ai hyri në leukocitozë, ku shumë qeliza të bardha të gjakut vërshojnë zonën e dëmtuar dhe kjo mund ta ketë vrarë atë. Mjekët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të bënin një amputim urgjent, duke i lënë atij vetëm një nga testikujt, për të cilin Paul thotë se ka ende ndjesi, shkruan MetroUK, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.