Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit që u arrestua dje për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

NULL NULL
02.07.2024 17:21

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit K.G., i cili mori pjesë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas gjykatës, me rastin e caktimit të paraburgimit, do të merren në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventual.

“Andaj me lënien në liri të të pandehurit  ekziston i posaçëm se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë  në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”.

“Po ashtu duke marrë parasysh faktin se i dyshuari që nga koha kur dyshohet të jenë kryer veprat penale, i njëjti  ka qenë në arrati deri në ditën e arrestimin me datë 01 korrik 2024,, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit me qëllim të sigurimit të prezencës së tij gjatë fazës hetimore të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati vrarë një nga plaçkitësit, pas një operacioni policor për arrestimin e tyre.

Në po të njëjtën ditë, si pasojë e konfrontimit një polic ishte plagosur.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.