Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I burgosur për 20 vjet martohet në dhomën e gjyqit

NULL NULL
04.10.2015 15:00

Dashuria do të triumfojë pavarësisht rrethanave.

Këtë e dëshmon më së miri edhe një rast në Pensilvani të Amerikës.

Një njeri i dënuar me 20 vjet burim, ka vendosur të martohet me të dashurën e tij në dhomën e gjyqit.

47 vjeçari Greg Howard të mërkurën është dënuar nga gjykata në Westmoreland për shkak se kishte vjedhur në shtëpinë e një gruaje të moshuar, raporton New York Daily News, transmeton Klan Kosova.

This undated booking photo provided by the Westmoreland County (Pa.) Prison shows Greg Howard, who was sentenced to at least 20 years in prison on Friday, Oct. 2, 2015, in one Pennsylvania courtroom. He followed that up by walking into another courtroom to get married. (Westmoreland County Prison via AP)

Prokurorët kanë thënë se Greg së bashku me dy persona të tjerë kishin hyrë në shtëpinë e gruas duke u shtirur si furnizues mobiliesh.

Dëshmitarët kanë deklaruar se ai kishte vjedhur 13,000 dollarë kesh dhe shumë stoli, duke e lënë gruan të lidhur këmbë e duar për shtrati.

Me të marrë vendim për tu martuar, gjykata e aprovoi dëshirën e tij dhe e la që të martohej në gjykatë.

Zyrtarët e lejuan që të mbante rroba civile në vend të uniformës së burgut.

Mirëpo ai ishte mbajtur i prangosur gjate ceremonisë së shkurtër martesore ku ishte e pranishme edhe bebja e nuses.

lajme të ngjashme