Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I biri i veprimtarit Ukshin Hoti: Kosova duhet t’i bëjë presion BE-së për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

NULL NULL
17.06.2021 19:31

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini, ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë presion Bashkimit Europian, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai mes tjerash thekson në Info Magazine që institucionet e vendit kanë bërë pak në këtë fushë, njofton Klan Kosova.

”BE-së duhet t’i jepet sepse Kosova nuk mund t’i bëjë presion Serbisë. Por, BE-ja është ajo që duhet t’i bëjë presion Serbisë për zbardhjen e fatit të zhdukurve, e Kosova duhet të bëjë presion të tillë ndaj BE-së”.

”Fatkeqësisht nuk jam i kënaqur, nuk e di nëse nuk i kanë provat, apo gjëra të tilla. Fatkeqësisht Prokuroria në Kosovë, nuk po bën ndonjë hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”.

Tutje ai shton se që nga 6 maji i 1999, asgjë nuk dinë për fatin e familjarit të tyre, njofton Klan Kosova.

”Që nga ajo ditë ne nuk dimë asgjë për fatin e babit, përveç e dimë që guardianet që e kanë nxjerrë nga burgu babin janë gjallë dhe janë të privilegjuar nga pushteti serb sot”.

”Natyrisht që kemi pasë informata të shumta, që kanë fatkeqësisht kanë rezultuar të pasuksesshme deri më sot. Unë dhe familja ime por edhe të tjerët, kemi bërë thirrje, lutje e lutje tek të tjerët, jo vetëm në datat e shënuara, por çdo herë që na është dhënë  mundësia që të bëhet më shumë për institucionet tona, institucioneve ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të babit dhe të zhdukurve të tjerë”.

”Fatkeqësisht pa rezultat, fatkeqësisht kjo çështje nuk është trajtuar sipas mendimit tim me prioritet të plotë nga institucionet tona. Dhe shpresoj që viteve të fundit, emri i babit, filozofia e babit, dhe çështja e babit që është zhdukja e tij, kanë filluar të marrin një jehonë më të madhe viteve të fundit”.

”Po shpresoj që në dialogun Kosovë-Serbi që ne jemi tash sot, përveç që neve aktualiteti sot na gjen edhe në filozofinë politike të babit, po shpresoj që ai së pakut ai të jetë prioritet dhe të mos arrihet ndonjë marrëveshje finale, pa u zgjidhur edhe çështja e të zhdukurve të Kosovës, çështje që nuk është politike por është humane”.

”Ne duam vetëm ta dimë se ku e kemi familjarin”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.