I biri i Remzi Hoxhës: Bota do ta marrë vesh se si shteti shqiptar vrau veprimtarët e çështjes kombëtare NULL NULL 22.10.2019 22:13 22.10.2019 22:13 ''Edhe e ndjera Nekibe Kelmendi e kishte ngritur si çështje në Parlamentin e Kosovës zbardhjen e rastit të babait tim, por asnjëherë nuk kemi parë angazhim. S’është ndërmarrë asgjë nga askush – nga asnjëra qeveri'' I biri i ish-veprimtarit shqiptar Remzi Hoxha, Ardiani, ka folur rreth ngjarjeve që rrodhën në këto 24 vjet që nga zhdukja e atit të tij. Ndërsa tregon për angazhimet e tij për të zbardhur rastin e zhdukjes së babait të tij, hedh akuza ndaj ish-krerëve të lartë të Shqipërisë, njofton Klan Kosova. ”Ne e dimë të gjithë që drejtësia në Shqipëri ka qenë në një mënyrë e kapur nga Sali Berisha. Edhe Prokuroria edhe sistemi gjyqësor i drejtësisë kanë qenë të kapura nga ai, ndaj dhe do të bëhet ky vettingu. Duke qenë ai urdhërdhënësi dhe njerëzit e tij që kryen urdhrin, ne besojmë që po të vijë pala tjetër do të ketë vullnet politik për ta zbardhur rastin”. ”Njerëzit e Partisë Socialiste, deputetë e sulmonin Partinë Demokratike për krimin që ka bërë, dhe Sali Berisha çdo herë e ka mohuar duke thënë se atë se e njeh. Pas 5 javësh kur u bë kryeministër Edi Rama, unë, xhaxhai dhe vëllai im Kushtrimi e takuam Edi Ramën dhe na tha që do të angazhohet duke thënë se i duhet pak kohë”. ”Ne e analizuam atë kohë se ishte president Bujar Nishani dhe gjatë gjithë këtyre viteve Edi Rama është munduar t’ua heq kompetencat presidentit. Më 2005 mora informacion që e kishin torturuar, rrahur babin tim – dhe që ishte i gjallë e ishte në Shqipëri. Me të marrë këtë informacion i shkrova prapë mesazh Edi Ramës se ‘’kam informacion dhe mund ta zgjidhim shpejt këtë çështje’’. ”Shkova në Tiranë, Edi Rama më drejtoi tek Saimir Tahiri dhe ia shpjegova gjithë çështjen, ia dërgova gjithë dosjen për mundësinë e kapjes së Erion Meces, por si duket s’kanë bërë asgjë. E morëm informacionin që ai ka ndërruar jetë si pasojë e vdekjes natyrore. Ka dëshmitar të gjallë, Armend Zelxhini dhe Armend Koldashi – jetojnë në Tiranë janë të lirë, por këta kanë arrit që me prokuroren punonjës të Sali Berishës ta pengojnë procesin gjyqësor dhe të lihen jashtë dënimit”. ”Gjithë dënimin ja kanë lënë Ilir Kumbaros, ai është me identitet të rremë dhe jeton diku nëpër botë”. Ardian Hoxha për Klan Kosovën, tha se për zbardhjen e së vërtetës për zhdukjen e babait të tij është kërkuar edhe nga institucionet e Kosovës. Por sipas tij asnjëra qeveri nuk ka ngjallur interes dhe angazhim për të nxjerrë në pah të vërtetën. ”Babai im ka qenë banor i Kosovës para luftës. E gjithë veprimtaria e tij ka pasur të bëjë me çlirimin e Kosovës. E ndjera edhe Nekibe Kelmendi e ka ngrit si çështje në Parlamenti i Kosovës, por asnjëherë nuk kemi parë angazhim nga të gjitha qeveritë. Por s’është ndërmarrë asgjë nga askush – nga asnjëra qeveri”. Ai tha se tashmë do të shfaqin për publikun edhe dy dokumentarë për figurën e babait të tij Remzi Hoxhës, me qëllimin që t’i tregojnë botës se si është sjellur shteti shqiptar me veprimtarët e çështjes kombëtare, njofton Klan Kosova. ”Kemi nis të merremi me dy dokumentarë, një të tregojmë për figurën e babit tim, që të hiqen të gjitha dilemat të tregohet saktë veprimtaria e tij”. ”Me një dokumentar të tillë do rritet presioni publik”. ”Një dokumentar do jetë me informacione si kronikë, dhe një dokumentar po mendojmë ta shfaqim nëpër festivale gjithandej që e gjithë bota ta merr vesh se çfarë krime bënë shteti shqiptar dhe si vet shteti shqiptar vrau ndërvite veprimtarët të cilët kanë vepruar për çështjet kombëtare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë