I arrestuari i dytë për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit sot del para gjykatës NULL NULL 03.12.2024 10:27 03.12.2024 10:27 Foto nga Arkiva; I arrestuari i dytë për sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit sot do të dalë para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Për Klankosova.tv., Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka thënë se seanca do të fillojë nga ora 10:30. “Seanca në fjalë do të jetë seancë dëgjimore për personin në fjalë”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.