I arrestuar në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Agim Rexhepi dyshohet për këto vepra NULL NULL 17.06.2025 18:57 17.06.2025 18:57 I dyshuari për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, Agim Rexhepi, përfundoi në prangat e Antidrogës në një aksion të madh mbrëmjen e 4 majit. Por, i njëjti u lirua gjatë ditës së sotme pasi ofroi një shumë të madhe dorëzanie. Megjithatë, Rexhepi u arrestua sërish vetëm disa orë pasi u lirua, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për Klankosova.tv se Rexhepi është arrestuar pas hetimeve në kuadër të rastit “Qielli i Thyer” dhe se dyshohet për disa vepra penale. Personi në fjalë është arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale nën dyshimet për veprën penale ‘krimi i organizuar’, ‘lidhje me trafikimin e narkotikëve’ dhe ‘pastrimit të parave’”, tha Luta për Klankosova.tv. Vërejtje:Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Raportimi i Klankosova.tv për lirimin e trafikantit të drogës, Agim Rexhepi s’e shijon gjatë lirinë – arrestohet sërish *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.