I akuzuar për vrasje, eksploziv e armë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar që ‘alarmoi’ Italinë NULL NULL 05.02.2025 11:58 05.02.2025 11:58 Një shtetas 30-vjeçar shqiptar, shtetasi Edison Pula, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale. Puna njihet si anëtar i bandës së Niklës dhe ka qenë i dënuar me 14 vite burg për një sërë veprash të rënda penale, si “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”. Mësohet se Pula është në kërkim edhe nga Italia, vend në të cilin është i njohur si mjeshtri i arratisjeve, pasi në vitin 2022 iku nga qelitë e burgut të Trevisos dhe mediat vendase thonin se dyshohet të ishte ndihmuar nga Ndrangheta./A2CNN/.