Hyundai Motor dhe LG do të dyfishojnë investimet në fabrikën e baterive në ShBA NULL NULL 01.09.2023 20:18 01.09.2023 20:18 Hyundai Motor Guvernatori i Gjeorgjisë, Brian Kemp tha se Hyundai Motor dhe LG Energy Solution të Koresë së Jugut planifikojnë të dyfishojnë investimin e tyre në një fabrikë baterish në ShBA, duke pritur të shtojnë 400 vende të tjera pune. Fillimisht dy firmat koreane kishin rënë dakord të shpenzonin 2.3 miliardë dollarë në përgatitjen e objekteve të prodhimit të baterive në Bryan County, Ga. Marrëveshja e re do të sjellë një investim shtesë prej 2 miliardë dollarësh në projekt, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv. Hyundai Motor është prodhuesi kryesor i automjeteve në Korenë e Jugut, ndërsa LG Energy Solution është një nga liderët në tregun global të baterive.