Hyundai, makina e parë me shërbimin Android NULL NULL 31.05.2015 13:58 31.05.2015 13:58 Nëse ke një smartphone apo smartwatch shumë mirë mund ta integrosh me makinën tënde. Hyundai thotë se është kompania e parë e automobileve që lancon Android Auto, një shërbim që fillimisht është integruar tek modeli Sonata. Gjithçka çfarë duhet është një program që merret me USB tek pika e shitjes. Android Auto dhe makina që pritet të dalë, Apple CarPlay, ndihmojnë në parandalimin e shpërqëndrimit të shoferit. Përdoruesit me këtë aplikacion do të kenë akses në Google Maps, të dërgojnë mesazhe, të pyesin telefonin e tyre për informacione, të luajnë muzikë të ruajtur në telefon dhe funksione të tjera. Dhe këtë ata mund ta bëjnë nëpërmjet tri mënyrave: prekjes së ekranit, kontrollit në timon dhe zërit. “Android Auto shoqërohet me parimet e dizenjimit të brendshëm të Hyundai dhe sigurisë, intuitës dhe thjeshtësisë”, thotë Dave Zuchowski, administratori i Hyundai Motor America. Një skuadër xhirimi e “USA Today” ka testuar sistemin e makinës së re. Korrespondenti Chris Woodyard shprehet se është i habitur nga funksionimi i komandave me zë, sepse është mënyra më e thjeshtë për t’u fokusuar në rrugë. Disa funksione janë të ngjashme me ato që kanë vetë makinat, por ajo që e bën të veçantë Android Auto është mundësia për të kërkuar informacion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.