Hyundai Creta vjen në korrik NULL NULL 10.06.2015 13:31 10.06.2015 13:31 Hyundai Creta (ix25), është njëra ndër makinat më të pritura të vitit 2015. Modeli i parë i tij do të lansohet në Indi me 21 korrik. Veturat Hyunday Creta, të prodhuara në Korenë e Jugut, do të përballen në treg me konkurrencën nga makinat si Renault Duster dhe Nissan Terrano. Ky është modeli i dytë që kompania prodhuese e veturave, Hyundai lanson këtë vit. Hyundai Creta i20, do të ketë platformë të njejtë sikurse paraardhësi i tij dhe gjithashtu edhe disa komponenta. Motori i saj do ta ketë fuqinë e njëjtë sikurse Hyundai Verna. Karakteristikat e veturës së re nga Hyundai do të jenë: ABS, EBD, 4 airbag dhe LED lamba. Ajo do të jetë e gjatë 2470mm, 1780 mm e gjerë dhe 1630mm e lartë dhe me ulëse sportive.