Hyseni: Ndodh që edhe mua ndonjëherë ministri Murati nuk ma hap telefonin NULL NULL nga Albert Bajrami 15.05.2023 14:53 nga Albert Bajrami 15.05.2023 14:53 Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka folur pas takimit të thirrur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me kryetarët e komunave. Hyseni tha para gazetarëve se ka një betejë politike mes Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Qeverisë. “Në shumë raste ka një tendencë të organizimit të Asociacionit kundër politikave të qeverisë. Deri në një masë një garë politike mund të kuptohet, por në disa raste kjo e tejkalon atë normalen që mund të kuptohen”, tha Hyseni. Ai theksoi se në disa raste as këtij ministri i Financave nuk ia ka hapur telefonin. “Për shembull mua në Gjilan më ka ndodhur që një herë ose dy mu kanë mbyllur llogaritë bankare për shkak të borxheve dhe për këtë punë s’ka mund të më bëjë zgjidhje as ministri, as askush”, theksoi ai. “Unë e kuptoj jashtëzakonisht ministrin nëse ndonjëherë nuk e hap telefonin. Por, problemet e komunikimit ekzistojnë edhe ndërmjet kryetarit e qytetarëve, por edhe ndërmjet kryetarit e ministrave”, theksoi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS