Hyseni: Kam pasur mundësi ta punësojë gruan time përmes nepotizmit, nuk e kam bërë (VIDEO) NULL NULL 11.01.2023 21:55 11.01.2023 21:55 Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deklaroi se e ka pasur mundësinë që ta punësojë bashkëshorten në sektorin publik, përmes nepotizmit, por siç tha, e ka refuzuar një gjë të tillë dhe u ka thënë që nuk duhet asnjëherë të ndodhë më që ta telefonojnë e t’i kërkohet që gruaja e tij të punësohet diku. Këtë ai e tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku nga opinionistët u pyet lidhur me një postim që Hyseni e kishte bërë në llogarinë e tij në Facebook, si shenjë përkrahjeje për biznesin e gruas së tij, ordinancës fizioterapeutike. “Sa i përket reklamimit në profilin tim, pra në llogarinë time private e jo në atë që përdoret për njoftim, unë mendoj që është absolutisht e drejtë, sepse nuk ka asgjë të keqe nëse unë reklamoj një biznes familjar, i cili është biznes shumë i vogël, ndoshta edhe për të gjeneruar pagë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, solide të paktën jo”, u shpreh kryetari i Gjilanit, duke shtuar se sivjet në deklarimin e pasurisë ai do të deklarojë që e ka shitur makinën, që i ka marr 10 mijë euro kredi dhe që i ka shtatë mijë euro borxh, para këto që tha se kanë qenë burim i financimit të këtij biznesi privat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025