Hyseni: Ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike NULL NULL 21.03.2023 17:03 21.03.2023 17:03 Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, nëpërmjet të cilës ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike. Ai tha se nuk janë marrë me të kaluarën, por as nuk e kanë harruar atë. Për rastin e parë, Hyseni deklaroi se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet. “Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë. Nuk do të lejojmë që e kaluara të ikë pa përgjegjësi, kur kemi persona e njerëz të cilët janë edhe të përgjegjshëm edhe fajtor”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 42 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë