Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hysaj: Mësova nga Shqipëria, fitoj titullin me Napolin

NULL NULL
17.10.2015 11:38

Elseid Hysaj po kalon një moment të shkëlqyer të karrierës së tij. Mbrojtësi festoi kualifikimin e parë në një kompeticion të rëndësishëm të Shqipërisë. Ndërkohë, është rikthyer në dispozicion të trajnerit Sarri te Napoli, ku aktivizohet si titullar i rregullt. Ndeshja e radhës është mjaft e vështirë, sepse presin kryesuesit e Fiorentinës. “Titulli kampion nuk është diçka e pamundur. Unë kam ëndërruar të shkoja në Europian me Shqipërinë dhe ia dolëm mbanë.

I morëm ndeshjet me radhë, deri sa realizuam objektivin. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe te Napoli. Të qëndrojmë me këmbë dhe të përqendrohemi te dueli i radhës”, u shpreh Hysaj. Sa i përket rolit të tij në fushë dhe ambientimit te Napoli, ai shtoi: “Këtu ka një mbështetje të zjarrtë nga tifozët. Shumë më ndryshe nga Empoli, ku maksimumi kishte 5 mijë tifozë në stadium.

Sa i përket rolit si mbrojtës i djathtë, nuk kam asnjë problem. Unë mund të luaj edhe në të majtë. Nuk shikoj asnjë ndryshim në këtë aspekt. Madje, me Sarrin luajta tre vite i majtë tek Empoli. E rëndësishme është që të jem në formë të mirë dhe të luaj sa më shumë. Fiorentina? Duhet kujdes, sepse nuk janë rastësisht në krye të renditjes”. Edhe pse vetëm 21 vjeç, shkodrani po luan në një nivel shumë të lartë, duke qenë edhe një nga futbollistët më të vlerësuar te Napoli. Ndërkohë, numëron plot 14 ndeshje edhe me Kombëtaren e drejtuar nga trajneri De Biazi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.