Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hysaj: Kinematografia serbe ka buxhet të madh, bëjnë filma që e shtrembërojnë të vërtetën e luftës

NULL NULL
13.12.2021 19:09

Regjisori kosovar Ujkan Hysaj deklaroi se Kosova duhet të bëjë më shumë në krijimin e filmave që e pasqyrojnë të vërtetën e luftës së fundit të ndodhur në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai u shpreh se kinematografia serbe qëndron mirë me buxhet dhe se do të vazhdojë të prodhojë filma që e shtrembërojnë të vërtetën dhe se për këtë arsye duhet punuar më shumë nga ana e vendit tonë.

“Ne kemi temën e dhunimeve dhe krejt bota e di që janë mbi 20 mijë gra të dhunuara. Unë e kam për synim të filloj diçka me tema të tilla. Kemi filma shumë të mirë me temën e luftës që janë  realizuar, por mendoj që prapë janë pak në raport me fuqinë e Serbisë në aspektin e buxhetit që ata posedojnë”.

Hysaj rekomandoi që te ne duhet të financohen filmat më shumë, ashtu si Maqedonia që e ka një fond të veçantë për projekte filmike që trajtojnë tema me interes nacional, e ata filma më pas janë të mirë për historinë dhe lobin e atij vendi.

Ndërkaq, sa i përket një filmi për Adem Jasharin, ai tha se secili regjisor do të kishte dëshirë të bënte një film që do të mbetej në histori, por që një projekt i kalibrit të tillë kërkon përkushtim dhe buxhet të madh, rreth 5-10 milionë euro për ta paraqitur me të gjitha elementet dhe me piroteknikën më të mirë.

“Te ne ka vullnet dhe skenaristë që janë duke i shkruar këto tema, por buxheti i ulët na ka detyruar të mendojmë krejt ndryshe për filmin. Kemi trajtuar tema shumë njerëzore me buxhet minimal, pra me pak kemi thënë shumë”, deklaroi regjisori Hysaj.

lajme të ngjashme