Hyjnesha sot në stacion të trenit NULL NULL 01.06.2015 09:07 01.06.2015 09:07 Festivali Ndërkombëtar Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron” do të hapet sot në mesditë në Amfieteatrin e hapur para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë. Në orën 11 në hapësirat e Stacionit Hekurudhor të Fushë Kosovës mbahet Konferenca për media ku do të prezantohen për filmat që do të shfaqen gjatë pesë ditëve të Festivalit dhe aktivitetet tjera në kuadër të Festivalit Sivjet ‘krahas repertoarit të pasur të filmave për të rritur, ‘Hyjnesha në Fron’ sjell edhe edicionin e filmave për Fëmijë. Dita e parë e Festivalit deri në orët e mbrëmjes i kushtohet 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtë , të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024