Humbjet nga lufta: Familjarët i kërkojnë ende 104 mitrovicas (VIDEO) NULL NULL 06.05.2026 20:37 06.05.2026 20:37 Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, vizitoi Shoqatën e të Pagjeturve në Mitrovicë, ku u prit nga familjarë që ende kërkojnë më të dashurit e tyre. Përfaqësuesja e OJQ-së “Zëri i Prindërve”, Xhyla Haziri, bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke kujtuar tmerrin e 1,566 personave që mbeten ende të zhdukur në mbarë Kosovën, 104 prej të cilëve vetëm nga komuna e Mitrovicës. Takimi u përmbyll me një mesazh shprese dhe kuraje për nënat e familjarët që kërkojnë drejtësi prej më shumë se dy dekada.