Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humbja 0:5 ndaj Prishtinës, dorëhiqet Arsim Abazi

NULL NULL
29.09.2025 08:55

Humbja nga FC Prishtina me rezultat të thellë 0:5 ishte ndeshja e fundit e Arsim Abazit si trajner i Ferizajt.

Klubi ferizajas përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook njoftuan se Abazi ka ofruar dorëheqjen.

Me të si trajner, kjo skuadër arriti të inkuadrohet në Superligë dhe ishte pretendent i fuqishëm për të siguruar një vend në kualifikimet për garat evropiane sezonin e kaluar.

Por, këtë sezon, aktualisht Ferizaj është në pozitën e fundit në tabelë.

lajme të ngjashme