Humbi kontrollin e motorit, vdes 16-vjeçari në Shkodër NULL NULL 14.04.2025 21:47 14.04.2025 21:47 Një 16-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi ishte duke drejtuar një motor, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tijdhe për pasojë ka dalë nga rruga. Me të dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur tjetër, cili është dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. “Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem” në Shkodër, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”. “Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al