Humbet rreth 120 kg, tregon për efektet anësore NULL NULL 16.07.2015 20:30 16.07.2015 20:30 John Burton, është një djalë 27 vjeçar nga Manchester. Ai ka vuajtur nga mbipesha, dhe për tri vitet e fundit i ka humbur 117 kilogram, transmeton Klan Kosova. Çdo kush do dëshironte të shihte foton para dhe pas dobësimit drastik të Burton. Por fotoja e Burton, nuk është ashtu siç jemi mësuar t’i shohim nëpër reklamat e produkteve të dobsimit. Ai e ka postuar një foto, ku shihet se si i është varur lëkura nga humbja e kaq shumë kilogramëve. “Do të isha shumë thatanik nëse nuk do e kisha këtë bagazh me vete”, ka ironizuar Burton. Ai ka treguar, se i dinte efektet anësore të humbjes së peshës, dhe se i është dashur t’a pranonte këtë gjendje, ose të qëndronte përgjithmonë obez. Shumë kush, ndoshta do e kishte shumë kompleks lëkurën e tepërt por për Borton, kjo lëkurë është shenjë nga e kaluara.