“Humba 7 vjet të jetës me Lewis Hamilton” NULL NULL 03.10.2015 12:00 03.10.2015 12:00 Nicole Scherzinger duket të jetë e dëshpëruar me të kaluarën e saj. Ajo e ka pranuar se i ka humbur 7 vjet të jetës së saj me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton. Këngëtarja e dikurshme e grupit Pussy, e cila ishte në një lidhje të gjatë me kampionin Hamilton afërsisht një dekadë, ka folur për gjendjen e saj zemërthyer pas ndarjes tragjike, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë me moderatorin Wendy Williams, Nicole ka thënë se nuk i besohej se i ka humbur tërë ato vjet me Lewis për shkak se lidhja e tyre nuk përfundoi as me martesë e as me familje. Mirëpo prapë se prapë, ajo ka thënë se është mirë edhe pas ndarjes. Këngëtarja ka thënë se beson shumë në fat dhe se gjithçka ndodh për një arsye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.