Humb jetën një 27-vjeçar, u godit nga vetura në Nadakovc të Vushtrrisë NULL NULL 19.03.2026 23:03 19.03.2026 23:03 Një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi i njëjti është goditur nga një veturë në Nadakovc të Vushtrrisë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i njëjti ka vdekur në vend të ngjarjes. “Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”. “Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv