Arbër Zeneli afër kalimit tek Galatasaray NULL NULL 07.01.2019 15:48 07.01.2019 15:48 Mediat turke shkruajnë se Arbër Zeneli, dhe Galatasarai janë në bisedime të vazhdueshme për kalimin e tij në Superligën turke, me trajnerin Fatih Termin që i ka kërkuar klubit ta transferojë menjëherë në janar. Zeneli e bëri të qartë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra e tij holandeze, Herenveen, për të luajtur në një ligë më të madhe evropiane. Futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2018, vlerësohet 6 milionë euro në tregun e transferimeve, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.