SHBA do të mbështesë përpjekjet stërvitore të F-16 për ukrainasit NULL NULL 19.05.2023 17:23 19.05.2023 17:23 Presidenti amerikan, Joe Biden, u tha të premten udhëheqësve të G7-ës se ShBA do të mbështesë përpjekjen për t’i trajnuar pilotët ukrainas në avionë të avancuar, përfshirë F-16, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN, transmeton Klan Kosova. Përpjekja e përbashkët e trajnimit nuk pritet të ndodhë në SHBA, tha zyrtari dhe ka të ngjarë të ndodhë tërësisht në Evropë. Por personeli amerikan do të marrë pjesë në trajnim së bashku me aleatët dhe partnerët. Pritet që të duhen disa muaj për të përfunduar. “Teksa trajnimi zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm, koalicioni ynë i vendeve që marrin pjesë në këtë angazhim do të vendosë se kur do të sigurojë realisht avionë, sa do t’i ofrojmë dhe kush do t’i sigurojë ato”, shtoi zyrtari. Ai përsëriti një refren të ShBA-së mbi temën e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke thënë se deri më tani është fokusuar kryesisht në përgatitjen e Kievit me armë, pajisje dhe trajnime që i nevojiten menjëherë për të luftuar kundërsulmimin e parashikuar. “Diskutimet rreth përmirësimit të Forcave Ajrore të Ukrainës pasqyrojnë angazhimin tonë afatgjatë për vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha zyrtari. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023