Mike Tyson bënte seks intensiv para ndeshjeve, në mënyrë që të mos vriste kundërshtarët e tij, thotë ish truproja NULL NULL 19.11.2021 18:17 19.11.2021 18:17 Ish-truproja i Mike Tyson ka zbuluar strategjinë shumë intensive të boksierit para se të hynte në ring. Gjatë intervistës për revistën The Sun, Ish-truproja i yllit të boksit, Rudy Gonzalez, i cili ishte gjithashtu shoferi i Majk në vitet ’80, tha se boksieri duhej të “lirohej” para ndeshjeve të tij të boksit, sepse ishte i mbushur me aq shumë adrenalinë, sa kishte frikë se do të vriste kundërshtarët e tij. “Një nga sekretet më të mëdha rreth Majk ishte se ai kishte nevojë të bënte seks në dhomën e zhveshjes para ndeshjeve. I duhej kjo për të hequr pak nga forcat që kishte. Kështu që unë kisha vajza të mbyllura në banja dhe dhoma të zhveshjes”. “Mike thoshte ‘nëse nuk bëj seks, do ta vrasë këtë djalosh tani’. Ndonjëherë ai hynte brenda me to [gratë] për një minutë, i ‘godiste’ fort, e relaksonte qafën dhe thoshte: ‘OK, ky djalë do të jetojë sonte’”, deklaroi Gonzalez . “Nuk është ekzagjerim të thuhet se Majk ishte si një tren që i godiste këta djem. Të bërit seks ishte mënyra e tij për ta shkarkuar atë fuqi dhe për t’u çliruar pak”. Ai gjithashtu pohoi se ndonjëherë Majk shpërthente në lot. “Ai kishte një problem ankthi ku dëshpërohej dhe mbushej me ankth se pse nuk ndihej mjaftueshëm mirë ose nuk donte të prishte punë… Mike kishte frikë se nëse e prishte punën, do të përfundonte përsëri në lagjen e tij të vjetër ose do të mbyllej”, përfundoi miku i tij.