Rashiti: Institucionet po e neglizhojnë dhunën ndaj grave, dorasit po ndihen të stimuluar (VIDEO) NULL NULL 23.08.2021 18:32 23.08.2021 18:32 Koordinatorja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Valmira Rashiti, ka bërë të ditur se janë duke organizuar protestë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Rashiti në “Info Magazine” në Klan Kosova deklaroi se ky rast është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e vajzave dhe grave. “Jemi duke u mobilizuar për të dalë me një protestë për të kërkuar që të ndalet ky cikël i neglizhencës institucionale gjë që mendojmë që në mentalitetin kosovar nuk është që po ndikon sa duhet dhe si pasojë e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë dorasit e tillë po abuzojnë me vajzat dhe gratë tona”. “Protesta do të nis në ora 12:00 pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj dhe ftojë sa më shumë qytetarë që të bëhen pjesë e saj”. Rashiti mes tjerash kërkoi që të ndalohet neglizhenca e trajtimit të rasteve të tilla nga institucionet në vend. “Për të ndryshuar këtë në radhë të parë është dënimi i rasteve të tilla – dihet prej rasteve të caktuara dhe listës që iu bashkëngjitë edhe vajza tjetër e dimë se është një cikël tjetër i një trajtimi jo serioz i rasteve të dhunës në baza gjinore”. “Ne nuk kemi sistem të rehabilitimit për krejt këta doras që kanë fillimisht probleme me alkoolin, substanca narkotike e edhe sjellje agresive e përderisa kjo nuk bëhet ata stimulohen për të kryer vepra penale”. “Viktimat shkojnë i paraqesin rastet në polici dhe policia i trajton me jo seriozitet, Prokuroria i zvarritë rastet njësoj edhe Gjykata dhe normalisht që dorasit janë të stimuluar që të vazhdojnë të kryejnë vepra të tilla përderisa sanksione ndaj tyre nuk ka”, tha Rashiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025