Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Partitë në veri bëhen bashkë, Sadiku: Do të arrijmë të mobilizohemi sa Lista Serbe (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2021 18:21

Bartësi i listës së koalicionit të partive politike në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, e vlerëson si lajm të mirë arritjen e kësaj marrëveshje.

Sadiku në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se pas një pune intensive pesë-gjashtë mujore u bë i mundur arritja e këtij koalicioni.

“Pas një pune intensive diku pesë-gjashtë mujore kemi arritur një marrëveshje që të garojmë të gjithë së bashku. Pos komunitetit shqiptarë dhe boshnjakë kemi edhe komunitetin romë, ashkalinj dhe egjiptian – por kemi menduar që t’i kemi edhe dy vende të rezervuara për komunitetin serb”.

“Ideja e këtij koalicioni është që definitivisht të jemi të bashkuar për qytetarin e Mitrovicës dhe t’ju japim një ofertë që të ndryshojnë gjërat pozitivisht për ta dhe qytetin e Mitrovicës së Veriut”, u shpreh Sadiku.

Sadiku mes tjerash tha se teksa janë bërë bashkë të gjitha partitë politike synojnë që të mobilizohen sa Lista Serbe.

“Lista Serbe është vetëm një subjekt dhe i ka të përmbledhur të gjithë votuesit serbë dhe kjo është një luftë që duhet që të arrijmë të mobilizohemi ashtu”, tha Sadiku.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.