Në cilat shtete baballarët marrin pushimin prindëror me pagesën më të lartë? NULL NULL 06.08.2021 20:59 06.08.2021 20:59 Besimi që nëna ka lidhje më të ngushtë dhe intuitë më të madhe ndaj të vegjëlve, ka bërë që përkushtimi dhe kujdesi ndaj tyre t’ju mbesin nënave. Dikur shumica e grave ishin amvise, ndërsa burrat punon që të siguronin ushqim për familjen, dhe ky ishte një ndër faktorët e mos përkushtimit të baballarëve ndaj fëmijëve. Por, viteve të fundit, gjërat kanë ndryshuar dhe në shumë shtete të botës kanë filluar edhe baballarët të kalojnë kohë më shumë me fëmijët e tyre. Sipas disa statistikave, doli se shteti i Finlandës ka baballarët që kalojnë më së shumti kohë me fëmijët e tyre në krahasim me nënat. Si ndodh një gjë e tillë? Kjo nuk ka të bëjë me të drejtën e nënës apo të drejtën e babait, por të drejtën e fëmijës, për të kaluar kohë me ty prindërit. Një gjë të tillë ka kohë që e ka marr vendim Ministria e Punëve të Familjes dhe Shërbimeve sociale të Finlandës. Ky shtet beson që baballarët luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e fëmijëve, andaj qeveria ju ofron atyre nëntë javë pushim të atësisë, gjatë të cilës ata paguhen 70 përqind të pagës së tyre. Shtetet e tjera ku baballarët marrin pushimin prindëror me pagesën më të lartë janë Korea e Jugut, Japonia, Franca, Suedia, Norvegjia, Gjermania, Spanja dhe Australia. Veç kësaj, tani në shumë vende të botës, etërit marrin më shumë kohë për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë sesa nënat.