Studim: Të moshuarit që bëjnë seks, janë më të lumtur e të shëndetshëm NULL NULL 05.08.2021 12:53 05.08.2021 12:53 Kush tha se seksi është vetëm për të rinjtë? Një studim i ri e hedh poshtë këtë besim popullor, duke treguar se teksa të moshuarit edhe pse mund të mos bëjnë seks aq shpesh, ai është akoma i rëndësishëm për lumturinë dhe shëndetin e tyre fizik. As atyre nuk u mungon motivimi ose aftësia fizike, siç mendojnë shumica. Studimi i titulluar ‘Aktiviteti seksual shoqërohet me kënaqësi më të madhe të jetës tek të moshuarit’, është botuar në revistën Sexual Medicine. Mirëqenia subjektive është një parametër i rëndësishëm për shëndetin, si fizik ashtu edhe mendor. Kjo përfshin një mori aspektesh, si ndjenjat e mira të lumturisë dhe kënaqësisë, të qenit i kënaqur me jetën, si dhe ndjenjën pozitive për kuptimin e jetës ose qëllimin e dikujt. Mirëqenia me përvojë është një nga aspektet më të njohura të kësaj mase. Ajo lidhet me shëndetin, lumturinë dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, si dhe 35% më pak shanse për vdekje. Studiuesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se aktiviteti seksual fillon të reduktohet me kalimin e kohës. Kështu në moshën 60-69 vjeç, 85% e meshkujve gëzonin aktivitet seksual, që korrespondon me 60% dhe 32% të meshkujve në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë. Gratë përjetuan më pak aktivitet seksual sesa burrat teksa shkonin duke u moshuar. Sidoqoftë, as burrat dhe as gratë nuk donin të hiqnin dorë kur plakeshin. Kjo mbështetet nga studime të ngjashme në SHBA. Burrat dhe gratë kanë kritere të ndryshme për një jetë seksuale pozitive, të karakterizuar nga shpeshtësia e shtuar te meshkujt dhe rritja e kënaqësisë tek gratë. Studiuesit anketuan mbi 5,000 njerëz të moshuar, në një raport të përafërt 2:3. Pyetjet e bëra përfshinin shpeshtësinë e përfshirjes në seks dhe aktiviteteve të tjera seksuale, çdo ulje të dëshirës seksuale gjatë vitit të kaluar, kënaqësinë seksuale dhe aftësinë për të pasur një ereksion ose zgjim seksual për burrat dhe gratë. Kënaqësia e jetës u vlerësua gjithashtu duke përdorur rezultatin CASP-19 (Kontrolli, Autonomia, Vetë-realizimi dhe Kënaqësia). U diskutuan gjithashtu faktorë ngatërrues si pirja e duhanit, sëmundjet kronike dhe konsumimi i alkoolit. Rreth 75% dhe 60% e pjesëmarrësve ishin ose të martuar ose jetonin me një partner. Mosha mesatare ishte 64-65 vjeç. Si të inkurajoni aktivitetin seksual tek të moshuarit? Rëndësia e seksit duhet të diskutohet me delikatesë dhe takt me njerëzit e moshuar, duke i inkurajuar ata të provojnë mënyra më të reja pasi bëhen gjithnjë e më të rehatshëm me partnerët e tyre. Ndërsa çështjet fizike mund të kufizojnë pozicione të caktuara që ishin normale më parë, ata mund të kenë nevojë për inkurajim për të gjetur në mënyrë eksperimentale pozicione të reja dhe më pa rrezik, në të cilat mund të vazhdojnë këtë pjesë të rëndësishme të jetës së tyre normale. Një edukim dhe diskutim i tillë shpesh mungon, me edukatorë të kujdesit shëndetësor që i shmangen temës. Sidoqoftë, ky lloj hapjeje është çelësi për të ndihmuar çiftet e moshuara të jetojnë me më shumë pasion dhe shëndet edhe kur plaken.