Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beyonce dhe Jay Z shfaqen të dashuruar teksa shijojnë një lojë të basketbollit

NULL NULL
06.06.2021 21:15

Beyonce dhe Jay Z po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, të cilën e nisën 13 vjet më parë.

Mbrëmjen e së shtunës , ata u panë duke e shijuar një lojë basketbolli, teksa shfaqeshin të përqafuar me njëri-tjetrin.

Beyonce gjatë kësaj ndjeshje, u përkujdes që të dukej mjaft me stil, ku pati të veshur një xhaketë të zezë me përmasa kritstali, të shoqëruar me një fustan të zi, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv

Në tribunë ata u shoqëruan edhe nga dy reperë amerikanë, Travis Scott dhe Ferg A $, si dhe nga aktori i njohur Trevor Noah.

Çifti shumë i dashur publikun kanë tre fëmijë së bashku, një vajzë nëntë vjeçe dhe dy binjakët tre vjeçarë.

Në fillim të vitit 2021, Beyonce theu rekorde në Grammy duke u bërë ylli më i famshëm në ceremoni.

Ky vit shënon gjithashtu përvjetorin e pestë të albumit të saj historik, Lemonade, i cili theku rekorde në shikueshmëri.

lajme të ngjashme