Macja si kryetar bashkie! Do të habiteni me këto fakte interesante për macet NULL NULL 05.05.2021 22:02 05.05.2021 22:02 Macja është kafsha shtëpiake më e popullarizuar por mund të ketë shumë gjëra që ndoshta nuk i dini për to. Këtu mund të zbuloni shumë fakte për këtë kafshë shtëpiake. Tingëllon si një shaka e keqe, por nuk është ashtu: Në vitin 1998, banorët e fshatit Talkeetna nuk ishin të kënaqur me “kandidatët për kryebashkiak” që ishin në dispozicion për zgjedhje, andaj kjo ishte arsyeja pse shumica dhanë votën e tyre për maçoku, Stubbs dhe kështu ai u bë kryebashkiak kur ishte vetëm një vjeç, raporton Galileo, transmeton Klan Kosova. Gjatë mbretërimit të tij kishte një përpjekje për vrasje, qeni fqinj e sulmoi Stubbs-in, si pasojë mori lëndime të mëdha si thyerje, dëmtim të rëndë të mushkërive dhe plagë të thella. Por maçoku kryebashkiak i mbijetoi sulmit dhe sundoi edhe për 4 vjet të tjera. Sipas banorëve të Talkeetna, ai ishte kryebashkiaku më i mirë – i sjellshëm, i ndershëm dhe nuk i rriti kurrë taksat. Në vitin 2017, Stubbs vdiq nga pleqëria në moshën 20 vjeç, e pas këtij lajmi tragjik njerëzit nga Talkeetna nuk dëshironin të zgjidhnin një pasardhës – përveç një shoku tjetër me katër këmbë. Macet në dy vitet e para të jetës, zhvillohen shumë shpejt, por plaken më ngadalë. Nga mosha 10 vjeç, ato konsiderohen si të moshuara. Për krahasim: 12 vjet mace korrespondojnë me 64 vjet njerëzore. Mosha mesatare e tyre arrin 15 vjet, ndërkaq jetëgjatësia varet nga mjedisi (rrugët!), kujdesi, dieta dhe raca. Macet flenë deri në dy të tretat e ditës, kështu që ato rrinë zgjuar vetëm për rreth 8 orë. Macet shohin më mirë në errësirë sesa njerëzit, kjo për shkak të shtresës reflektuese, megjithatë në errësirë të plotë sytë e maceve dështojnë gjithashtu. Çdo mace ka një shtypje individuale të hundës – e ngjashme me gjurmët tona të gishtit. Qepa, hudhra dhe rrushi (sidomos ai i thatë) janë tabu për miqtë me katër këmbë, ato mund të shkaktojnë të vjella, diarre, acarim të mukozave, dështim i veshkave dhe anemi. Macet janë mishngrënëse andaj duhet t’u jepet vetëm ushqim që është i destinuar për ta. Macet nuk e durojnë glutenin, kështu që, në asnjë rrethanë nuk duhet t’u jepni bukë. Çokollata është po ashtu shumë toksike për to, edhe një pjesë e vogël mund të çojë në të vjella, frymëmarrje të shtuar, dridhje të muskujve, ngërçe madje edhe në vdekje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.