Berisha: Kurti ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Selimin, kjo nuk është e ndershme

Berisha: Kurti ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Selimin, kjo nuk është e ndershme

NULL NULL
2 days më parë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, ka folur më shumë rreth deklarimit të tij se Kroacia, Sllovenia dhe Austria kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që janë duku u gjykuar në Hagë.

Berisha në Info Magazine në Klan Kosova deklaroi se të gjitha informacionet i ka marrë në rrugë formale dhe të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe institucionet shtetërore.

“Kam pothuajse 22 vjet në institucione dhe bashkëpunim permanent me përfaqësues ndërkombëtar që na kanë mbështetur në punën tonë dhe në fushën ku unë kam punuar në mbrojtje dhe siguri. Kemi vendosur kontakte dhe kemi krijuar raporte e miqësi me personalitete të ndryshme qoftë të fushës ushtarake apo edhe qeverisje të mbrojtjes e sigurisë”.

“Të gjitha këto kanë krijuar aso qasje që edhe në rrugë informale mund të bëjmë diçka për ata që i konsiderojmë bashkëluftëtarë, miq, ish-liderë të UÇK-së dhe shtetit. Në këto kontakte normal që kam arritur të marrë edhe informata dhe me ndihmu që të krijohet kontributi qoftë edhe në rrugë informale të merret një veprim i nevojshëm që e ka sugjeruar edhe vetë Tribunali i Hagës se një shtet i tretë do të duhej të japë një garancion për mbrojtjen e tyre në liri”, tha Berisha.

Berisha tregoi se si arriti deri tek kjo informatë dhe çka e shtyu ta bëjë publike.

“Këtë informatë e kam marrë nëpër informale por zyrtare dhe drejtpërdrejt nga ajo që quhet “staf i kabinetit të presidentit” dhe këtë e kam bërë të njohur jo me qëllimin e krijimit të sensacionit dhe lajmit që disa media kanë interes. Por, thjesht qëllimi ka qenë për t’i vërë në veprim institucionet e Kosovës se kur mundet që kjo të bëhet në rrugë informale dhe miqësore atëherë angazhimi i tyre duhet të jep efektin edhe më të madh që të ndihmohet mbrojtja në liri e personaliteteve që sot gjykohen në Hagë”.

“Nëse dikush pretendon me debatu me emra për këta emra nëpër studio televizive duhet ta harrojnë këtë sepse këto janë linja miqësore që do të ruhen gjithmonë dhe nuk janë për debate publike. Efekti u pa por jo gatishmëria”.

Tutje Berisha deklaroi se kryeministri i vendit Albin Kurti pati dorëzuar shkresë garantuese vetëm për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.

“Unë nuk e kam atë përgjegjësi që të vë kontakte siç po bëjnë për vaksinën por e bëjë vetëm për miqtë e mi – bashkëluftëtarët e mi që të mbrohen në liri dhe t’u krijohet kjo hapësirë”.

“Tu krijohet kjo hapësirë por jo në mënyrë selektive jo siç e kemi pasur rastin e kryeministrit kur ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Rexhep Selimin. Kjo nuk është e ndershme pasi ata të gjithë bashkërisht përfaqësojnë atë që quhet lufta çlirimtare e Kosovës dhe kryeministri është i të gjithëve”, tha Berisha