Shefqet Krasniqi: Dobitë shëndetësore nga agjërimi i Ramazanit nuk kanë fund (VIDEO) NULL NULL 11.04.2021 21:42 11.04.2021 21:42 Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit ka folur rreth dobitë e agjërimit. Krasniqi në N’drrimin e Natës në Klan Kosova foli edhe për dobitë shëndetësore që vijnë nga agjërimi. “Ramazani është sprovë e madhe, pa ujë një njeri nuk mund të qëndrojë më shumë se 7-8 ditë ndërsa pa ushqim mund të qëndrojë deri në një muaj madje edhe më shumë varësisht nga faktorët tjerë trupor ndërsa pa ajër mund të qëndrojë 1-2 minuta. Por interesi i agjërimit i kthehet besimtarit pasi Zoti nuk ka dobi nga agjërimi ose mos-agjërimi i një personi por agjërimi i kthehet besimtarit si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore”, tha Krasniqi. Krasniqi tha se sikur njerëzit të dinin vlerën dhe rëndësinë e agjërimit do ta prisnin dhe përcjellnin me lot. “Allahu i madhëruar nuk do me na rëndu por don me na sprovu, don me na ngrit lartë. Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi pasha t’madhin Zot do e kishin prit me lot gëzimi dhe do e kishin përcjellë me lot të mërzisë që po shkon”. “Sikur ta kishin dit njerëzit çfarë shpërblimi ka prej agjërimit, sa dush para me i dhanë, veç mate sa ki peshë qaq pare po t’i mati ndaq florinj, nuk e prish një ditë. Për atë Pejgamberi ka thënë agjëruesi ka dy gëzime. Kur bën iftar e ka gëzimin: O Zot, qelën sytë, gëzohet që e qoj edhe një ditë në vend për hatër të Zotit dhe gëzimin e dytë e ka kur del para Zotit në ditën e kiametit”, tha Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025