Ndërron jetë Baba Mumin Lama, kryetari Gjini shprehë ngushëllime NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Sot ka ndërruar jetë udhëheqësi i teqesë se bektashinjve në Gjakovë, Baba Mumin Lama. Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, i cili me anë të një postimi në Facebook u shprehu ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit që përfaqësonte. “Baba Mumini i cili për shumë vite udhëhoqi Teqenë e Bektashinjve në Gjakovë, ishte person i dashur dhe i respektuar për të gjithë. Ai ishte mik për të gjitha komunitetet fetare jo vetëm në Gjakovë por edhe më gjerë”. “Baba Muminin do ta kujtojmë për urtësinë dhe intelektualitetin e rrallë që aq bukur dinte ta përçonte edhe tek të tjerët”, shkroi mes tjerash Gjini.