Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët futen në karantinë – zbrazet pavioni i sëmundjeve të brendshme, u bë vatër Covid-i

NULL NULL
30.05.2020 15:28

Spitali i sëmundjeve të brendshme në QSUT është në perimetër sigurie.

Me masa të rrepta mbrojtëse , puna vijon veç pavionit të mjekësisë interne, ku u shënua të martën vatra e re e koronavirusit.

Mbyllja e pavionit të sëmundjeve të brendshme në Tiranë do të zgjas një javë, tregon shefi i shërbimit prf. Mihal Tase.

“Që nga e marta kur u konstatua nuk janë shtruar më pacientë në pavion. Pavion u zbras gjatë kësaj kohe. Normalisht që i gjithë personeli do të bëjë nië periudhë karantine dhe do të dezinfektohet pavioni. Të sëmurët tanë kanë disa patologji kryesisht kardiake, diabet, renale apo pulmonare dhe për këtë natyrë që ka të sëmurët mund të mjekogeb në shërbime të tjera.”

Pas qindra testimeve te bëra ndaj stafit mjekësor, një numër i vogël sipas profesorit Tase rezultuan pozitiv në pavion.

“Gjithsej ishin 15, 2 specializantë Infermierë, sanitarë dhe furnizues.”

Edhe vetë shefi i pavionit të sëmundjeve të brendshme është testuar.

“Une e kam bërë testin sigurisht, kam dalë negativ por kjo sdo të thotë gjë. Kam pasur kontakt me të sëmurët. Por në fakt nuk ka pasur mjekë të sëmurë vetëm dy specializantë. Pjesa tjetër kryesisht infermierë që kanë më shume kontakt me të sëmurët.”

“Pacienti zero në shërbimin e mjekësisë interne nuk mund të dihet”, shpjegon shefi i pavionit.

“Mundësia është nga të dyja anët, qoftë të sëmurë qoftë personel . Kështu që mund të ketë futur se pavioni ka qenë plot. Ska pushuar asnjë sekondë së punuari. Eshtë një situatë që të gjithë bëjnë kompetentin por asnjë s’e di tamam.”

Ndërsa nuk mungon një thirrje e tij për të qenë të kujdesshëm pasi Covid-19 nuk është larguar.

“Mos u gënjeni, ai është ende këtu. Kur infektohemi ne mjekët që punojmë të mbrojtuar , askush nuk i shpëton.”

Vatra e koronavirusit e krijuar brenda QSUT-së, ku u infektuan staf mjekësor dhe pacientë solli mbylljen e pavionit të sëmundjeve të brendshme. i sëmundjeve të brendshme është mbyllur./TopChannel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.