Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i vdekjeve nga koronavirusi arrin në 1770

NULL NULL
17.02.2020 09:00

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 1770, me 100 vdekje shtesë të raportuara të dielën në Hubei, provinca kineze në qendër të shpërthimit të virusit.

Ka pasur më shumë se 71,000 raste në të gjithë botën, me shumicën dërrmuese të atyre në territorin e Kinës. Rastet më të mëdha jashtë Kinës kanë qenë në Singapor dhe Japoni, raporton CNN.

Sipas AP, pas tre ditësh të rënies së rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.048 raste të reja të COVID-19, por në të njëjtën kohë 10.844 persona të tjerë u shëruan nga sëmundja dhe u liruan nga spitalet, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.